RRETH NESH

hyrje

22 Të nderuar miq, të nderuar dashamirë! Shoqata Kulturore DITURIA me seli në Preshevë, po futet në dekadën e tretë të  veprimtarisë së vet si vazhdimësi e aktivitetit të Shoqatës Bamirëse Islame Humanitare “Sami Frashëri”. Është ndër  shoqatat e para jo qeveritare që është themeluar pas rënies së sistemit komunist në Luginën e Preshevës. Konform  realiteteve të reja të nxitura nga ndryshimet e fuqishme shoqërore pas rënies së sistemit komunist, të karakterizuara me  praktikat e reja të mendimit pluralist, Shoqata Kulturore DITURIA synonte të bëhej zëri i fuqishëm i ndryshimeve në  përpjekjet e saja për t’u adoptuar me praktikat e reja në periudhën e tranzicionit kulturorë, politik e socioekonomik. Ajo me  veprimtarinë e vet kujdesej që në projeksionin e konstruksionit të ri identitar të shqiptarit të riinkorporoj edhe elementet e  traditës kulturore, trashëgiminë fetare-islame si pjesë e identitetit kulturorë të shqiptarit.

 Ne po bëjmë përpjekje të jemi të ndërgjegjshëm në intencën që të ofrojmë një vetëdijësim me një orientim kulturor e  identitarë në shoqërinë shqiptare ku dashuria dhe besnikëria ndaj fesë dhe atdheut të jetë prioritet që do t’i sjellë mirëqenie qytetarit. Do të mundohemi t`a forcojmë edhe më shumë në të ardhmen dialogun, mirëkuptimin dhe komunikimin e ndërsjellë të të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Natyrisht, për ta familjarizuar idenë që promovon DITURIA me masat e gjëra, stafi i saj ka hartuar strategjitë afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata, duke rritur bashkëpunimin me qarqet akademike, intelektuale, personalitete, me të rinj dhe të reja. Kryesisht, veprimtaria jonë do të fokusohet në aktivitete kulturore, si botime, promovime të ndryshme, trajnime edukative, organizimi i seminareve e konferencave shkencore, aktivitete me gjininë femërore etj.

Të nderuar miq, ka një numër të shumtë të njerëzve me të cilët kemi ndarë përvoja të shkëlqyera gjatë realizimit të projekteve me interes të përbashkët, prandaj, përfitoj nga rasti që t’i falënderoj të gjithë për besimin që kanë shfaqur për të bashkëpunuar me DITURINË. Një falënderim i veçantë shkon edhe për shoqatat dhe organizatat simotra në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Turqi etj.

Në mënyrë që Shoqata Kulturore DITURIA të vazhdoj me veprimtarinë e vet, pa dyshim se do të vazhdojmë të jemi të hapur për të gjithë ata që mendojnë se na ndajnë përvojat dhe idetë në promovimin e vlerave të përbashkëta. Synimi është që këto vlera dhe bukuri të pafundme identitare dhe kulturore të popullit tonë t’i përçojmë tek gjeneratat e ardhshme.

Mr. Nexhmedin Ademi    Drejtor i Sh.K. DITURIA

Historiku i Shoqatës

Shoqata Kulturore DITURIA është themeluar në vitet e `90-ta. Objektiv i themelimit të DITURISË është ngritja e vetëdijes islame e kombëtare tek popullata e Luginës së Preshevës. Ideatori dhe themelues i DITURISË është Muvehid Hebibi, Zoti e mëshiroftë, i cili me idetë dhe kontributin e tij të palodhshëm bashkë me shokët e tij e themeluan Shoqatën Kulturore DITURIA

Shoqata në fillim është emërtuar “Sami Frashëri”, ndërsa në vitin 2000 pas ngritjes si institucion me përkrahjen e gjithë bordit drejtues ajo emërtohet Shoqata Kulturore DITURIA. Misioni i saj nuk ndalet, përkundër pengesave të shumta dhe të gjendjes në të cilën po kalonin shqiptarët e veçanërisht ata të Luginës së Preshevës.

Kontributi i DITURISË është në sfera të ndryshme. Aktivitetet që e shoqërojnë Shoqatën Kulturore DITURIA kanë karakter edukativ, kulturor e argëtues me qëllim që misioni jonë të marrë frymë në mesin tonë. Sfera edukative përfshin aktivitete në zhvillimin e njohurive shkencore e Islame ku nëpërmjet kurseve të ndryshme përçohet objektivi i ngritur ndër vite. Sfera kulturore shërben si një mekanizëm në ringritjen e identitetit tonë kulturor e kombëtar për të promovu atë tek gjeneratat e reja. Ndërsa sfera argëtuese përmbledhë në vete një sërë aktivitetesh sportive e rekreative për të ngjyros objektivin tonë me faktorët që na rrethojnë.

Gjithashtu DITURIA merret edhe me aktivitete humanitare. Ato kanë si qëllim zbutjen e gjendjes sociale tek familjet në nevojë.

Shoqata Kulturore DITURIA e zhvillon veprimtarinë e vetë edhe me degën e Bujanocit.

 

Misioni – Vizioni – Qëllimi – Objektivi

 

misioni

Shërbimi në kultivimin e ndjenjave të atdhedashurisë dhe zhvillimit të vlerave fetare dhe socio-kulturore në shoqëri

vizioni

DITURIA si vizion ka promovimin e vlerave të mirëfillta kombëtare e fetare si dhe ndërgjegjësimin dhe formimin e rinisë si e ardhmja e këtij vendi.

qellimi

Një model të kompletuar në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit të shoqërisë duke qenë paralel me traditën dhe kulturën tonë si bazament i një populli.

objektivat

– Promovimi dhe motivimin e vlerave të moralit dhe etikës

– Ngritja e ndjenjës për religjionin dhe atdhedashurinë

– Ndërgjegjësimi i nxënësve dhe studentëve mbi rëndësinë e të kuptuarit drejt të Islamit si fe gjithëpërfshirëse

– Motivimin e rinisë për arsimim si thelb i një shoqërie të shëndoshë

– Ruajtja e identitetit kombëtar dhe fetarë tek rinia si e ardhmja e këtij vendi

 

aktivitete edukuese

 Takimet Javore

Boshti i edukimit është thelbi i DITURISË. Me ligjëratat javore synohet që të rinjëve t`u mundësojmë përthithjen e njohurive islame duke filluar nga ato thelbësore e duke vazhduar në njohuritë më të avancuara.

Ligjëratat janë të ndara në disa boshte, ku veçojmë ligjëratat për nxënësit e shkollave të mesme, ligjërata për studentët, ligjërata të hapura për shtresa të ndryshme si dhe ligjërata javore për femrat. Tematika që i përcjellë gjithë këto takime kanë karakter fetar të parimeve dhe rregullave të Islamit.

takime javore 1

Seminar

Organizimi i seminareve është një pikë formimi që vazhdon ta realizoj DITURIA me studentët dhe anëtarët e Shoqatës. Seminari trajton tema të ndryshme ku fokusimi tematik është në problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria shqiptare e Luginës së Preshevës.

seminare